Foto: Ilustrim

Policia Arreston të Kërkuarin nga një Shtet Tjetër

Është arrestuar nga Policia e Kosovës një person që kërkohej nga një shtet tjetër, ndërsa për të ishte shpallur kërkim ndërkombëtar.

Rastin e arrestimit e bëri të ditur për KALLXO.com Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Persona të Arratisur që vepron në kuadër të Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një përson të kërkuar nga një shtet tjetër dhe  i kërkuari është lokalizuar në Kosovë,” tha Hoxha.

Ai nuk dha detaje për shtetin që e kërkonte të arrestuarin dhe as për arsyet pse ai kërkohej.

“Personi i dyshuar ka qenë në kërkim ndërkombëtar. Të gjitha veprimet tjera do të ndërmerren konform procedurave të parapara dhe ligjeve të aplikueshme,” tha Hoxha.