Ilustrim

Policia arreston të dyshuarin për vrasjen te nënkalimi në rrugën 'Bill Clinton'

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arritur të arrestojë të dyshuarin për vrasjen që ka ndodhur më 20 korrik te nënkalimi në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. 

I arrestuari është personi me inicialet N.B.

Arrestimin e të dyshuarit e ka bërë Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë sot rreth orës 17:00.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019  “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton ju informon se sot rreth orës 17:00  Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë  kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore. 

Prokuroria e Prishtinës, më 20 korrik kishte njoftuar se ka vdekur personi me inicialet G.R.,  si pasojë e lëndimeve të rënda që i ka marr nga një përleshje te nënkalimi i rrugës “Bill Clinton” në Prishtinë.

https://kallxo.com/rrahje-ne-prishtine-vdes-nje-person/

https://kallxo.com/prokuroria-jep-detaje-per-rrahjen-ne-prishtine-ku-mbeti-i-vdekur-nje-person/?fbclid=IwAR3T5SHQENjZ8XB-Bv0dhfYsaTQVFpB1ml0TGpw1vrT_k7Um4xwW_OC0sLw

.