Arkiv- Kartëmonedha euro - Foto: REL/AFP

Policia arreston të dyshuarin me 12 mijë euro të falsifikuara

Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë nën dyshimin për falsifikim të parave.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari dyshohet se në një lokal të lojrave të fatit, në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në vlerë 500 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjatë kontrollit të policisë tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartmonedha në vlerë nga 500 euro, gjithësej 12 mijë euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Policia ka njoftuar se i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.