Ilustrim

Policia arreston prishtinasin me kokainë

 

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person pasi i është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në fshatin Bernicë e Epërme të Prishtinës rreth orës 01:15.

Policia thotë se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.