Foto-ilustrim

Policia arreston një person për fajde dhe detyrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike  në kuadër të planit operativ për kapjen e personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale fajde dhe detyrim ka njoftuar se ka arrestuar  sot një person.

Policia ka njoftuar se me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka kontrolluar dy shtëpi të dy personave të dyshuar ku në njërën shtëpi ka gjetur dhe sekuestruar 88 fishekë, 1 karikator me 7 fishekë, 1 karikator i zbrazur, 1 rreth me 7 fishekë, 4 karikator të zbrazur, 5 dorëza të armëve,  56 fishekë të kalibrave të tjera, 100 copë fishekë municion me gaz, 1 kuti e zbrazur për fishekë, 1 pushkë gjysmë automatike, CZ Vizor 70 kalibri 7.65 mm, 2 thika, 7 fishekë 9mm, 2 fishekë 7.65 mm, 1 kallashnikov me dy karikatorë dhe 39 fishekë të kalibrave të tjerë.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij,  i dyshuari N. G, 52 vjeçar është dërguar  në mbajtje për 48 orë.

Të përfshirë në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’ janë edhe dy të dyshuar tjerë të njohur për Policinë.