Arkiv - Ilustrim

Policia arreston kontrabandistin e birrave nga Serbia në Kosovë

Një automjet me traga vendore është ndaluar dje nga policia në fshatin Pasjan për kontrabandë me mallra dhe kalim ilegal të kufirit.

Sipas njoftimit, i dyshuari serb, përmes rrugëve alternative nga territori serb ka hyrë në Republikën e Kosovës.

Gjatë verifikimit dhe kontrollimi të ngarkesës, ka rezultuar se i dyshuari kishte 455  shishe me birra, prodhim serb dhe pa dokumentacion valid.

Sipas njoftimit të prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalit doganor “Dheu i Bardhë”, kurse vozitës i dyshuar, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.