Foto-ilustrim

Policia Arreston Gjashtë Persona për Marrje me Prostitucion

Sipas njoftimit të policisë, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NJHTQNJ) në Mitrovicë, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e gjashtë personave të dyshuar.

30 vjeçari me inicialet M. L, 29 vjeçari me inicialet I. M, 43 vjeçari me inicialet S. S, 20 vjeçari me inicialet F. S, 36 vjeçari me inicialet F. M dhe 40 vjeçari me inicialet F. R janë arrestuar nga ana e policisë nën dyshimin se merren me prostitucion.

Në njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në rajonin e Mitrovicës, në tri lokacione të ndryshme ku dyshohej se tash të arrestuarit po kryenin veprimtarinë e kundërligjshme- marrje me prostitucion.

Të dyshuarit janë dërguar në gjykatën kompetente në procedurë të shpejtë.

KALLXo.com ka shkruar ehe për raste tjera të arrestimeve nën dyshimet për marrje me prostitucion.

http://kallxo.com/12-te-arrestuar-per-marrje-prostitucion/

http://kallxo.com/video-policia-godet-rrjetin-e-prostitucionit/