Policia arreston 2 të dyshuar në një spital në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona gjatë një aksioni në një spital në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Policisë, operacioni është realizuar nga Sektori Qendror i Hetimeve- Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, në bashkëpunim me Inspektoratin Shëndetësor dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente në Gjakovë.

Operacioni ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar me inicialet A.M. (i gjinisë mashkullore) dhe dhe B.B. (i gjinisë femërore).

Ata janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale: Transplantim i kundërligjshëm dhe trafikim i organeve dhe qelizave njerëzore, si dhe bashkëkryerja.

Sipas njoftimit të Policisë, nga autoritetet kompetente janë sekuestruar edhe dokumentacione të ndryshme lidhur me rastin për procedura të mëtejme.