Ilustrim

Policia apelon për vozitje të kujdesshme pas reshjeve të shiut

Reshjet e shiut të cilat janë duke vazhduar në Kosovë ka shtyrë Policinë të apelojë për kujdes nga ana e pjesëmarrësve në trafik.

Me anë të një njoftimi Policia e Kosovës ka thënë se reshjet e vazhdueshme të shiut në tërë territorin e Kosovës po krijojnë vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht po bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve.

“Prandaj, Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, kujdesi maksimal i pjesëmarrësve në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet dhe në këtë mënyrë të krijohet një siguri më e madhe në trafikun rrugor.