Polici nga Peja dyshohet se bëri vetëvrasje me armën zyrtare

Një pjesëtar i Policisë Kufitare të Kosovës është gjetur i vdekur dje në Pejë.

Burime të KALLXO.com thonë se polici B.Xh. dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se polici dyshohet se ka vrarë veten me armën zyrtare.

Hetuesia vazhdon ta hetojë rastin e vdekjes së policit 42-vjeçar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i policit të ndjerë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

https://kallxo.com/peje-vdes-nje-polic-ne-rrethana-te-paqarta/

www.kallxo.com