Polici: Le t`i shtin në (të hollat) dokumente se mos po me xhirojnë këtu

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ shfaqi pamje ekskluzive nga  kamerat e përgjimeve të cilat janë duke u përdorur si prova për ti gjykuar policët. Pamjet e transmetuara për herë të parë dëshmojnë momente kur qytetarët paguajnë para e metoda të veçanta se si policët vendosin ti marrin paratë herë duke i fshehur në dokumente e herë duke bërë pazare me kundërvajtësit.

Video e shtatë tregon momentin se qysh policët e Kosovës për ti obliguar të paguajnë kundërvajtësit përdorin shantazhe të ndryshme përfshirë paralajmërimet se dënimet janë të larta. Në videon të cilën do e transmetojnë tani shihet diskutimi në mes një shoferi  të kamionit dhe policëve.  Shoferi instruktohet që paratë ti japë ti futë në dokumentacionet e kamionit pasi polici ka frikë nga mundësia që dikush e filmon.

Polici: Zotëri, keni vozitur me shpejtësi 70 kilometra në orë!. Shikoje,

Polici: Shpejtësia 30 deri në 50 kilometra mbi shpejtësinë e kufizuar shkon në Gjykatë.

Qytetari: po, po e di këtë

Polici: Kurse, 20 km deri në 30 dënimi është 60 euro, 10 deri në 20 km dënimi është 40 euro.

Polici: Unë do të dënoj me 60 euro dhe ti do shkosh ta paguash?

Qytetari: a mund të ja bëjmë disi që të mos shkoj ta paguaj se me të vërtetë si dola nga pompa kam vozit shpejt, por që mos të kthehem prapa se me duhet të mbërrij me kohë.

Polici: Po mua më duhet të shkojë në bankë për ty që ta paguaj!

Qytetari: po të paguaj unë dhe mos ma shkruaj dënimin

Polici: nuk bën.

Video e gjashtë tregon një metodë tjetër pasi polici vendos me fal qytetarin ky kundërvajtësi vetëm i gjuan paratë në karrigen e veturës së policisë.

Polici: … a, hajt në rregull është,

Faleminderit a.

Në videon e pestë  dëgjohet diskutimi i policit me qytetarin i cili diskutim  përfundon me 50 euro mitmarrje.

Polici: ta shënojmë një gjobë këtu kjo katastrof ça ke bo ne zonë 40 ke shku 69

Qytetari: … ne qofsë ka naj mundësi tolerimi….. mendoje si për vete

Polici:  … nuk mundemi ne se ne radar jemi ai bën matje dhe kontroll

Qytetari: sa është kjo me euro është kjo

Polici: po 60 euro

Qytetari : Ti jap unë 50 euro ty dhe të iku unë si të ja bëj

Polici : tash problem më shiku mos është hapur ai

Qytetari: po iku unë, ta di për faleminderit

Polici bëj kujdes .

Në videon e katërt tregon momentin për diskutimi pas mitëdhënies shkon me një këshillë për kujdes  të shtuar. Polici I thotë qytetarit “Hajt nuk është më rendësi.

Polici : Sa ke 70 a

Qytetari : 75

Polici:  per 28, … 60 euro

Qytetari : 20 euro

Polici : Hajt nuk është me rendësi

Polici:  hajt faliminderit bëj kujdes.

 

Videon e tretë të transmetuar shihet kur një qytetar paguan 20 euro tek policët.

Polici : Masi u ankove shumë……

Qytetari: a po të duhet ajo letra mua sme duhet kurgjo

Polici: Ty s’të duhet po për dëshmi na duhet me mush……

Bisedë qe nuk kuptohet mirë…..

 

Video e dytë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin kur polici i trafikut përdor telefonin e tij për t’i mbuluar paratë duke i futur në xhepin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=j6lE9WFRO2E

 

Video e parë e shfaqur ne emisionin e transmetuar të DNK-së dëshmon momentin ku një mërgimtarë nga Danimarka paguan  40 euro tiketën tek policët.

Polici: Kqyre, tejkalimi i shpejtësisë nga 20 deri ne 30 kilometra në orë në vendbanim është 60 euro. Ti e ke tejkalu, 53 je ma shumë.

Qytetari: O bac e di unë, shumë taman e ke ti.

Polici: E çka me ba, hajt fol!

Qytetari: Thash që ka mundësi me ma falë, çka me ba, hera e parë është që ndodh.

Polici: Me të fal krejt s’muj se hym n’gjynah me ata që 10 në orë kanë ecë ma shumë e  i kemi dënu.

Qytetari: Ok Ok, në rregull është. Ti e din çka bon çka të vendos ajo është vec mos me m’ba me shku andej se nuk e di as qytetin, a më kupton.

Polici: A mundesh me shku në Suharekë me pagu?

Qytetari: Po ku ta paguaj se di as ku!

Polici: Në Postë.

Qytetari: Po a punon ajo posta tash?

Polici: Punon o burrë, deri ne 09 punon.

Polici: Me të lshu krejt po me duket shumë, çka punon ti?

Qytetari: Unë në Danimarkë jetoj, masnesër shkoj në Danimarkë. Për atë s’du me humb kohë me nejtë me nanën që me ka mbetë qaty në shtëpi.

Polici: …. Po e shkruajmë një, bone një pagesë këtu, na shkojmë e paguajmë për ty. 40 euro a i ke?

Qytetari: Këto i kam krejt.

Polici: Po çka me ba bre burrë, me ta shkrujt 20 euro?

Qytetari: U kry kjo punë.

Polici: Lej këto, prit veç deri ta shkrujmë. Afishe nuk te japim se duhet me shku në postë me pagu.

Qytetari: Në rregull.

Emisionin e plotë të Drejtësisë në Kosovë  mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm

https://kallxo.com/video-polici-perdor-telefonin-per-ti-mbuluar-parate-e-ryshfetit/

https://kallxo.com/video-policet-marrin-para-ne-dore-nga-mergimtari/

https://kallxo.com/video-polici-merr-20-euro-per-faljen-e-gjobes-ne-trafik/

https://kallxo.com/polici-pasi-u-ankove-shume-paguaj-vec-20-euro-video/

https://kallxo.com/video-momentet-kur-polici-i-kosoves-korruptohet-me-50-euro/