Polici kishte vdekur para se të arrinte në Spital

Mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në Pejë, Sadri Berisha, ka thënë për KALLXO.com se pavarësisht mobilizimit për ofrimin e ndihmës, polici Izet Demaj në momentin e arritjes në klinikë ka qenë pa shenja jete.

“25 minuta para se të mbërrinte viktima jemi informuar për një plagosje të rëndë të një polici në detyrë. Menjëherë pas informatës komplet stafi kujdestar kemi qenë të gatshëm për ta trajtuar të plagosurin. Rreth orës 16:05 ka mbërri i plagosuri, pa shenja jete”, tha dr. Berisha.

Sipas mjekut, ishin ndërmarrë të gjitha masat reanimuese por fatkeqësisht kanë qenë të kota.

“Plagët kanë qenë vdekjeprurëse pavarësisht masave dhe përpjekjes të stafit mjekësor”, ka thënë ai.