Polici kanoset në Prishtinë

Një zyrtar i Policisë së Kosovës ka raportuar dje në polici në rast të kanosjes.

Sipas njoftimit në raportin e policisë thuhet se zyrtari i policisë, jashtë detyrës zyrtare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik është kanosur verbalisht nga një person i dyshuar.

Rasti raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Nuk raportohet për persona të arrestuar.