Pallati i Drejtësisë - Foto: KALLXO.com

Polici i dyshuar për dhunim dhe ngacmim seksual sillet në Gjykatë

Burime nga KALLXO.com kanë bërë të ditur se Polici i dyshuar për dhunim dhe ngacmim seksual të nxënëses nga Drenasi, është sjellë në Gjykatë.

I dyshuari V.V. pas pak pritet të dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës ku do të ballafaqohet me Prokurorin që po kërkon masën e paraburgimit ndaj tij.

Në lidhje me këtë rast, dje (06.02.2019 e mërkurë) Inspektorati Policor i Kosovës  njoftoi se në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, dje kanë bastisur në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e rreshterit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private mjekësorë.

IPK njofton se gjatë bastisjes janë sekuestruar disa gjëra, që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale.

Pas intervistimit të të dyshuarit me inicialet V.V.,  i njëjti është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të “dhunimit” dhe “keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin. Hetimet nga Inspektorati Policor lidhur me këtë rast do të vazhdojnë edhe lidhur me dyshimet për përfshirjen e të dyshuarve të tjerë në këtë rast.

 

Lëshohet urdhërarrest për profesorin në lidhje me keqpërdorimin seksual të së miturës në Drenas

.