Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Polici hetues goditet me boks hekuri në fytyrë

Një polic nga Gjilani ka pësuar lëndime trupore pasi u sulmua nga një burrë në fytyrë.

Rasti ndodhi dje rreth orës 12 në rrugën ‘Esat Berisha’, në Gjilan.

Policia njofton se derisa polici ishte duke ecur në rrugë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari M.K.SH. duke u goditur me një mjet të fortë (boks të hekurt) në pjesën e majtë të fytyrës.

Zyrtari policor ka arritur ta ndaloj të dyshuarin deri sa kishte mbërritur patrulla policore ku edhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore. Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe i njejti ndaj të dyshuarit ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.