Foto-ilustrim | Foto: KALLXO.com

Polici godet këmbësorin me veturë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fshatin Bresje të Komunës së Fushë Kosovës.

KALLXO.com mëson se një zyrtar policor ka goditur një person me veturë, ku ky i fundit ka marrë lëndime të rënda trupore.

Aksidenti sipas policisë është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 23:11.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës, nuk është thënë se i ngasësi i veturës që ka goditur këmbësorin është person zyrtar ose zyrtar policor.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur këmbësori ishte duke e kaluar rrugën në vendin ku shiritat rrugor janë të ndarë fizikisht me barriera metalike.

Gjithashtu policia ka njoftuar se këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.