Polica nis hetime për gjuajtjen me armë në ndejën ku mori pjesë Nasim Haradinaj

Policia e Prizrenit ka nisur hetime pas raportimit të KALLXO.com se në një ndejë në Bjeshkët e Sharrit ishte gjuajtur me armë.

Në këtë aheng ka marrë pjesë edhe Sekretari i Organizatave të Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë për KALLXO.com se janë angazhuar për të verifikuar rastin.

“Pasi që e kemi parë videon e publikuar, ne menjëherë i kemi angazhuar njësitë policore për ta verifikuar vendin e ngjarjes, se ku ka ndodhur rasti dhe pastaj do të njoftohet prokurori dhe të fillojnë hetimet”, tha Osmanollaj për KALLXO.com

Ahengu ishte organizuar me 20 gusht dhe aty shihet që të gjithë personat janë pa maska dhe pa distancë sociale, derisa ka edhe gjuajtje me armë.

Të shtëna armësh në ndejën me sharkia ku i ftuar ishte edhe Nasim Haradinaj