Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Polemikë për Demarkacionin mes Kryeministrit dhe Kujtim Shalës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka polemizuar me nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shalën, lidhur me çështjen e votimit të Demarkacionit.

“Unë thash do të votoj (për demarkacionin) ashtu siç ka votuar kryeministri, d.m.th. për”, tha Kujtim Shala, duke aluduar në votimin në Qeveri të Marrëveshjes së Demarkacionit të hënën për ta përcjellë në Kuvend.

E kryeministri Haradinaj tha se për vendimmarrjet e Qeverisë vendos Parlamenti. Për Demarkacionin tha se nuk e ka prodhuar Qeveria e tij.

“Nëse më pyet mu çka ka qenë vota jote, ka qenë me e kalu në Parlament këtë përgjegjësi… Vendimi e ka emrin: e kalojmë në Parlament. E kur vjen te votimi ju gjeni naj zgjidhje se po e shoh që jeni në hall”, tha Haradinaj.

“Ju e keni votu qat Marrëveshje për ratifikim. Nuk janë dy dokumente, Marrëveshja është një dokument”, tha Shala.

E Haradinaj iu përgjigj: “Po e kam nënshkru, qe po e pranoj pasna gabu, por prapë ju qitu keni me votu me YES ose NO”.

E reagimi i deputetit Shala ishte: “Unë e thash që kam me votu për. Por, qe po e them prapë anglisht qysh po don kryeministri: YES”.

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE seancën e sotme të Kuvendit.