Podujevë, vdes një person në aksident

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur rreth orës 15:00 në Podujevë.

Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë për KALLXO.com se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë e tipit Golf 6, ngjyrë hiri, i cili ka qenë në lëvizje dhe një kombi  i cili ka qenë i parkuar”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

Ajo tutje ka shtuar se shoferi i automjetit Golf 6 ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra .

“Trupi i pa jetë  i viktimës është dërguar për obduksion. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka shtuar Ahmeti.