Podujevë: Policia e identifikon dhe e arreston të dyshuarin për vrasje në tentativë

Policia ka njoftuar se ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë një person i cili tri ditë më parë kishte shtënë me armë zjarri në dejtim të një personi në Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari më 22 gusht pas një mosmarrëveshjeje që kishte me viktimën kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me mosmarrëveshjen që kishte ndodhur apo nëse viktima kishte marrë lëndime, ndërsa sot në raportin ditor ka sqaruar se policia me anë të një pune operative ka arrestuar të dyshuarit dhe me vendim të gjykatës të njëjtit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.