Ilustrim

Podujevë, këmbësori goditet nga kamioni

Është arrestuar një person pasi qe i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me kamion ka goditur një burrë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje në fshatin Lluzhan të Podujevës rreth orës 18:00.

“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton PK.

Ndërkaq, me urdhër te prokurorit  i dyshuari dërgohet ne mbajtje.