Podujeva

Podujevë, ia drejton revolen një personi në kafeteri

Një rast i kanosjes me armë ka ndodhur pasditen e djeshme në Podujevë.

Policia e Kosovës bën të ditur, se një ankues ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në një kafiteri me një të dyshuar, ky  i fundit ka nxjerrë armën-revolen nga brezi dhe ia ka drejtuar viktimës, por nuk e ka shkrepur armën.

I njëjti më pas raportohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

“Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendimin e prokurorit iniciohet rasti”, thuhet në raportin e PK-së.