Ilustrim

Podujevë - I vdes vajza rrugës për në QKUK, viktima fillimisht ishte trajtuar në QKMF-në e Podujevës

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë.

Siç njofton Policia një vajzë ka vdekur rrugës për në QKUK, pas trajtimit që fillimisht e kishte marrë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë. Rasti sipas Policisë është cilësuar si “trajtim të pandërgjegjshëm shëndetësor”.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se e kishte dërguar vajzën e tij në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë dhe pas tretmanit mjekësor, ishte nisur në drejtim të QKUK-së, mirëpo gjatë rrugës vajza e tij kishte ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.