Ilustrim - Vjedhje e veturës

Podujevë - Arrestohet hajni i pjesëve të veturave

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se mbrëmë ka arrestuar një person në fshatin Gllamnik te Podujevës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar pasi që i njëjti kishte vjedhur pjesë të automjeteve nga servisi i automjeteve të viktimës mashkull K-shqiptar”, thuhet në raportin e policisë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.