Ilustrim: Drogë e konfiskuar - Foto: Policia e Kosovës

Podujevë - Arrestohen dy të dyshuar për shitblerje të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar dy burra nga Komuna e Podujevës të cilët dyshohet që kanë bërë shitblerjen e substancave narkotike.

Sipas njoftimit të policisë të gjatë kontrollimit tek të dyshuarit janë konfiskuar 0.192 gr substancë narkotike të llojit marihuanë.

Tutje policia bënë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.