Podujevë, 600 metra asfalt që lidhin dy fshatra

Ka përfunduar asfaltimi i segmentit të rrugës në “Bukurdoll”, që lidh fshatin Sallabajë me Lupçin e Poshtëm.

Kështu ka bërë të ditur Komuna e Podujevës sipas të cilës kjo rrugë nuk do ti shërbejë vetëm qytetarëve të fshatrave të lartcekura por mund të shërbejë edhe si rrugë alternative.

“Kjo rrugë, përveç që mundëson qarkullimin mes këtyre fshatrave, shërben edhe si lidhje e rrugës alternative në rastet e bllokimit të magjistrales Prishtinë-Podujevë, në segmentin rrugor nga Vranidolli deri në Lluzhan”, thuhet në faqen e Facebook-ut të kësaj komune.

Tutje sipas komunës për ti përcjellur nga afër zhvillimin e punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, këto fshatra i ka vizituar drejtori i Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit Hamdi Jaha.

Tutje komuna njofton se rruga në fjalë ka një gjatësi prej 600 metra.