Ilustim

Podujevasi gjen mjet shpërthyes gjersa po punonte

Një burrë nga Komuna e Podujevës ka raportuar në Policinë e Kosovës, se derisa ishte duke punuar kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Në raportin e policisë është thënë se njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që njësiti për deminim i FSK-së, ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt.