Podujeva finalizon asfaltimin e rrugëve për vitin 2018

Komuna e Podujevës po finalizon projektet e asfaltimit të rrugëve për vitin buxhetor të vitit 2018.

Kjo komunë përmes një komunikate ka njoftuar se me asfaltimin e rrugës “Albaniku”dhe fillimin e asfaltimit në fshatin Obrançë po përmbyllë këtë vit.

“Në Komunën e Podujevës po finalizohen projektet e planifikuara në rregullimin dhe ndërtimin e infrastrukturës rrugore për vitin buxhetor 2018.

Sot drejtori i drejtorisë së Urbanizmit, Hamdi Jaha ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugës “Albaniku” në qytet dhe finalizimin e punimeve në asfaltimin e rrugëve në fshatin Obrançë”, thuhet në komunikatë.