Kadri Veseli - FOTO KALLXO - 06.02.2019

Platforma për Dialogun Kosovë - Serbi, nesër në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri  Veseli pas mbledhjes së Kryesisë tha se nesër (E enjte, 07.02.2019) në ora 09:00 do të ketë seancë të jashtëzakonshme për Platformën e Dialogut me Serbinë.

“Nesër në ora 09:00 do të ketë seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj për Platformën e Dialogut. Kryeministri ka të drejtë me caktu datën dhe orën dhe do të mbahet një orë para se të fillojë seanca tjetër”, tha Veseli.

Ndërsa siç mëson KALLXO.com në ora 16:00 do të mblidhet Komisioni për Punë të Jashtme që ta shqyrtojë këtë platformë, pasi që javën e kaluar nuk i mori votat për t`u proceduar në Kuvend.