Platforma nuk kalon në komision | Foto: KALLXO.com

Platforma nuk kalon në komision, kërkohet debat për të në Kuvend

Platforma qeveritare për fazën finale të dialogut me Serbinë nuk kaloi në Komisionin për Punë të Jashtme.

Nxjerrjen në votim të tekstit të platformës e bëri kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani.

Pro platformës votuan Elmi Reçica, Time Kadriaj e Evgjeni Thaçi, ndërsa gjashtë anëtarë tjerë të komisionit ishin kundër.

Pavarësisht që platforma nuk u përkrah në komision, ajo i shkoi Kuvendit bashkë me kërkesën për debat parlamentar rreth saj.

“Meqë unanimisht jemi për platformë si të domosdoshme, ka vërejtje dhe komisioni është pajtuar që grupet parlamentare t’i dërgojnë propozimet e veta në debat në seancë”, tha kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani.

Ajo sqaroi se secili grup parlamentar mund të dërgojë amendamente rreth platformës.

Platforma u paraqit në muajin prill nga Kryeministri Ramush Haradinaj.