Planifikohet investim prej 225 milionë eurove në energji

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se dy investitorë përmbushin kriteret teknike dhe po planifikojnë investimin e 225 milionë eurove.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media ka takimi i sotëm i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, ku u shqyrtuan kërkesat e dy investitorëve strategjik dhe njoftimi për kompletimin e dokumentacioneve.

Në këtë njoftim, bëhet e ditur se ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, tregoi se edhe dy investitorë tjerë i kanë plotësuar kriteret teknike dhe se investimet do të bëhen në dy komuna të Kosovës.

“Edhe dy investitorë strategjik i kanë përmbushur kriteret teknike për të kaluar në fazën tjetër të vlerësimit nga ana e grupit operacional të cilin e themeluam sot me vendim të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike”, citohet të ketë thënë Shala.

“Solar Kosova 2020” planifikon investimin e 128 milionë eurove në Komunën e Obiliqit dhe “KelKos-Energy Peja SH.P.K” 97 milionë në Komunën e Pejës. Të dyja këto projekte në energji alternative”, ka shtuar ministri.

Tutje, sipas komunikatës, këto dy investime që janë në procedurë e sipër dhe investimi i “SOWI Kosovo” L.L.C kapin vlerën e 394 milionë eurove, dhe janë investimet e huaja më të mëdhaja direkte në Republikën e Kosovës.