Takimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës – Foto: KPK

Plani i ri i punës së KPK-së, rastet e dhunës në familje do të trajtohen me prioritet

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e 164-të e ka miratuar planin strategjik të punës për tre vitet e ardhshme.

Në ketë plan si prioritet është përcaktuar edhe përmirësimi i performancës së prokurorëve lidhur me rastet e dhunës në familje.

Ky plan sipas prokurorisë ka për qëllim fuqizimin e një sistemi të qëndrueshëm në hetimin e veprave penale dhe ndjekjen e kryesve të tyre.

Drejtori i sekretariatit Lavdim Krasniqi tha se ky plan i punës e mbulon tëre sistemin prokurorial.

“Ky plan ka një strukturë i cili mbulon tërë sistemin prokuroial dhe përfshin periudhën 3 vjeçare. Përmbajtja e tij është e ndarë në tre pjesë, pjesa e parë përfshinë të dhënat lidhur me strukturën e KPK-së, për zhvillimet edhe ndikimin e faktorëve të ndryshëm, kapitulli i dytë paraqet vizionin e KPK-së, ndërsa në kapitullin e tretë përmbahen shtyllat kryesore dhe objektivat specifike”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se qëllimi i këtij plani është fuqizimi i efikasitetit dhe efektivitetit të KPK-së, trajtimi me prioritet dhe hetimi i veprave penale të krimit të organizuar, korrupsionit, krimeve të luftës dhe dhunës në familje.

Sipas Krasniqit ndër objektivat kryesore është edhe përmirësimi i performacnës së prokurorëve për krimet e terrorizmit, korrupsionit, krimeve të organizuara dhe qasjet në rastet e dhunës në familje.

Për monitorimin e implementimit e këtij të këtij plani të punës do të përcaktohet një mekanizëm i cili do ta monitorojë zbatimin e tij.