Planet e Agjencisë së Inteligjencës, kërkohen agjentë që njohin kibernetikën

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka shpallur konkurs për disa vende pune.

Përmes konkursit, AKI synon të punësojë zyrtarë në këto fusha: Inteligjencë, përkthim anglisht-shqip dhe anasjelltas, financa, kibernetikë, siguri fizike (inkurajohen edhe kandidatet e gjinisë femërore), shërbime mbështetëse administrative, mirëmbajtje-higjienë (rajoni i Prizrenit).

Agjencia e mban të fshehur nivelin e pagave.

Orari i punës për këto pozita është i plotë, e kohëzgjatja e kontratës – e pacaktuar.

Vendet e punës do të jenë në objektin qendror të AKI-së e disa edhe në rajone të tjera të Kosovës.

Detajet e konkursit, kushtet e kërkuara dhe aplikacionin për pozitat e mësipërme mund t’i gjeni në këtë link.