Vendi i plagosjes në Deçan | Foto: KALLXO.com

I Plagosuri në Deçan u Vetëplagos

Policia e Pejës jep të dhëna të reja për rastin e plagosjes që ndodhur sot në mëngjes në Deçan.

Zëdhënësi i Policisë, Xhevat Ibraj, ka treguar për KALLXO.com se personi për të cilin u tha që është plagosur në fakt është vetëplagosur aksidentalisht me armën e tij.

“Personi është vetëplagosur me armën e tij aksidentalisht. Këta e ka pranuar edhe ai në deklarimin e tij. Hetuesit policorë kanë konfiskuar armën e të dyshuarit”, ka thënë Ibraj për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, rasti është cilësuar si përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

“Rasti është proceduar në Prokurori”, tha po ashtu zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës.

KALLXO.com raportoi sot në mëngjes për këtë rast të plagosjes, që ndodhi në një dyqan në qendër të Deçanit.

http://kallxo.com/plagosje-ne-decan/