Foto: Ilustrim

Plagosje me Thikë për ‘Fajde’ në Dubravë të Suharekës

Policia e Kosovës njofton se dje rreth orës  13:50 në fshatin Dubravë të Suharekës ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjet të mprehtë-thikë një person tjetër.

Dyshohet se motivi i rastit ka të bëjë me ‘fajde’.

Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një shufër metalike dhe një automjet.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Në raportin e saj ditor Policia njofton se me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.