Foto: Ilustrim

Plagosje me Thikë në Prishtinë

Policia ka arrestuar të dyshuarin pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë një person të gjinisë mashkullore.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sipas raportit të Policisë, rasti, i cili po trajtohet si lëndim i rëndë trupor, ka ndodhur në Prishtinë mbrëmë rreth orës 21:00.