Pamje nga Vushtrria

Plagosje në Vushtrri

Mbrëmë rreth orës 21:00 në hyrje të Vushtrrisë, saktësisht në rrugën që çon për fshatin Sllatinë, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Lajmin e konfirmoi për KALLXO.com Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë Rajonale në Mitrovicë.

Zahiti tha se rasti i plagosjes është regjistruar si vrasje në tentativë.

Sipas Zahitit, pesë persona po dyshohen për këtë plagosje.

“5 persona janë të dyshuar, ndërsa viktima ndodhet rrezikut për jetë”, tha Zahiti.

KALLXO.com shkroi edhe për raste tjera të ngjashme.