Limaj ne gjykate - Rasti i plagosjes se Azem Vllasit 3

Plagosja e Azem Vllasit, japin dëshminë Fatmir Limaj e Berat Buzhala

Plagosja e Azem Vllasit bëri që të zbulohej një organizatë e cila sipas Prokurorisë së Shtetit synonte likuidimin e shumë personave të profilit të lartë.

Prokuroria Speciale pretendon se Organizata “Syri i Popullit”, kishte për qëllim të kryente sulme dhe vrasje ndaj personaliteteve më të larta të cilët i konsideronte si ‘tradhtarë të vendit’.

Si pjesëmarrës në këtë organizatë Prokuroria Speciale po i akuzon dhjetë persona, përfshirë edhe Murat Jasharin, vëllain e komandantit të UÇK-së komandant Kumanova – Ismet Jashari.

Gjykimi ndaj tyre bëri që në sallën e Gjykimit të paraqiten pothuajse të gjithë krerët e shtetit, ndër ta presidenti i Republikës Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, ish deputeti Adem Grabovci, deputeti Faton Topalli, Shaip Muja dhe shumë personalitete të tjera.

Këtyre në cilësi të dëshmitarit sot i’u bashkuan edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe gazetari Berat Buzhala, të cilët u ftuan të dëshmonin pasi që ishin në listën e zyrtarëve që ishin paraparë për likuidim.

Aktakuza e ngritur nga Prokuroria Speciale ndaj dhjetë personave përmban vepra të ndryshme penale si hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

KALLXO.com e kishte siguruar aktakuzën ndaj të akuzuarve si pjesëtarë të “Syrit të Popullit”.

Sipas aktakuzës, organizata kishte grupe guerile, ndërsa kërkonte që Enver Hoxha të njihej si hero.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me këtë rast – LINK