Plagoset një person në Prishtinë

Te ‘Rrethi i Flamurit’ në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 23:00 është plagosur një person i cili ka qenë duke lëvizur me veturë bashkë me katër shoqërues të tjerë.

Sipas raportit të Policisë, të shtënat kanë ardhur nga një veturë BMW X-1 e zezë targat e të cilës janë të panjohura dhe se më pas është larguar me shpejtësi nga vendi ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65mm.

Policia thotë se është njoftuar prokurori dhe se janë duke u kryer hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti.