Prishtina. Foto: Kallxo.com

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë rreth orës 22:00 në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se një person i dyshuar për arsyeje ende të panjohura ka plagosur me armë zjarri të dyshuarin tjetër.

“I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është nën sigurimin policor”, njofton policia.

Nga i dyshuari është konfiskuar një kallashnikovë me 78 fishekë, një thikë, dy gëzhoja të kallashnikovës dhe një gëzhojë e vogël.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.