Foto-ilustrim

Plagoset një 23 vjeçar në Prishtinë

Një 23 vjeçar është plagosur sot me armë zjarri në rrugën “Asllan Pireva” në Prishtinë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.  Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë, ku është kuptuar se bëhet fjalë për vrasje në tentativë, ku viktima B.M., 23 vjeçar ka marrë lëndime nga arma e zjarrit”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar.