Foto: Ilustrim

Plagoset një 22 vjeçar në Tauk Bahqe, policia identifikon të dyshuarit

Një person ka marrë lëndime truporë pasi është plagosur në parkun e Tauk Bahqes.

Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj, tha për KALLXO.com se policia rreth orës 19:00 ka marrë informacion për të shtëna me armë në parkun e Tauk Bahqes.

“Ekipet nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje, ku nje person ka pesuar lendime trupore nga arma e zjarrit”, tha Ahmeti- Haziraj.

Sipas Ahmetit, i plagosuri është 22 vjeçari me inicialet L. D. dhe i njëjti sipas policisë është dërguar në tretman mjekësor.

Policia ka identifikuar disa persona të dyshuar të përfshirë në rast dhe sipas Ahmetit, është duke u punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave në lidhje me rastin.