Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Plagoset 18 vjeçarja në Istog

Policia e Kosovës njoftoi se sot në mëngjes një 18 vjeçare është plagosur me armë zjarri në fshatin Orobërdë të Istogut.

Sipas policisë në rajonin e Pejës, incidenti ka ndodhur rreth orës 08:45 ndërsa viktima është M.M. e lindur në vitin 2000 nga fshati Jabllanicë i Pejës.

Policia tha rasti është cilësuar si vrasje në tentativë.

“Personi i dyshuar i kësaj vepre gjendet në arrati. Është i njohur për policinë dhe është në kërkim nga Policia e Kosovës. Njësitë relevante të Policisë gjenden në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Viktima gjendet në Spitalin rajonal Pejë për momentin sipas mjekëve gjendja shëndetësore është e rëndë”, thuhet në komunikatë.