Plaçkitet Kisha në Llapushnik

Kisha “Shën Abrahami”, në Llapushnik është plaçkitur gjatë ditës së sotme.

Ismet Sopi, nga Llapushniku ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për plaçkitjen e Kishës, akt të cilin e ka quajtuar vandal dhe barbar.

“Është thyer dhe plaçkitur Kisha Shën Abrahami në Llapushnik. Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes, kurse të tjerat do të paraqiten pas ekzaminimit policor. Në lagje janë plaçkitur edhe disa shtëpi. Hetimi detaj policor do ndriçojë nëse është thjeshtë një plaçkitje ordinere apo fshihet diçka më tepër rreth kësaj ngjarjeje të shëmtuar”, ka shkuar Sopi në postimi e tij në Facebook.

KALLXO.com ka tentuar të marr edhe një përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës për plaçkitjen e cila ka ndodhur në Llapushnik, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.