Ilustrim

Pjesëtari i FSK-së sulmohet nga dy persona në Kllokot

Polica e Kosovës njofton se një pjesëtar i FSK-së, pasi ishte ndaluar me veturë në fshatin Mogillë, është sulmuar nga dy persona.

Rasti ka ndodhur dje në orën 19:00.

Policia bën të ditur se viktimës i kanë dëmtuar edhe parafangon e veturës.

“Viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore, është liruar në shtëpi. Njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar”, thuhet në raportin e PK-së.