‘Pishmani’ i KGJK-së për Kriteret për Gjyqtarët e Rinj
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, tha se me këtë vendim kanë menduar “të bëjnë mirë “, por për të larguar çdo dyshim mbi transparencën e KGjK-së kanë vendosur ta rishqyrtojnë.
“Këshilli Gjyqësor si udhëheqës i sistemit gjyqësor, ka për detyrë që me punën e tij të jetë transparent me vendimet e veta dhe për të shmangur me çdo kusht, madje në pamje edhe çdo paragjykim për mungesë të transparencës apo integritetit. Për këtë arsye besoj se është e domosdoshme që Këshilli të anulojë vendimin e vet të mëparshëm për uljen e pragut të kalueshmërisë për kandidatët për gjyqtarë të rijnë”, tha Idrizi.
Kjo pikë e rendit të ditës u miratua njëzëri nga të gjithë anëtarët e KGjK-së ndërsa vendimi i miratuar sot ka tri pika.
“Propozimi për anulim, duhet të anulohen rezultatet e provimit me shkrim të mbajtur me datë 3 dhe 4 dhjetor 2016 dhe duhet përsëritur provimi me shkrim për 75 kandidatët për gjyqtarë, që fillimisht para se të ulej pragu kanë kaluar testin kualifikues”, tha Idrizi.