Pianistja franceze performon në Prishtinë

Ambasada e Francës në Kosovë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se pianistja dhe kompozitorja franceze Françoise Choveaux do të ketë një prezantim para publikut në Prishtinë.

Sipas njoftimit Choveaux do të jetë pjesë e koncertit që do të mbajë Orkestra e Filharmonisë së Kosovës më 26 nëntor 2018, duke filluar nga ora 20:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

Koncerti organizohet nga Orkestra e Filharmonisë së Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës.

Përveç kësaj pianistja Choveaux e cila në Kosovës do të qëndrojë mes datave 24-28 nëntor 2018, më 27 nëntor 2018, nga ora 10:00 deri 12:00 do të mbajë një master klasë me studentët e muzikës në lokalet Filharmonisë së Kosovës.

Ndërkaq po në të njëjtën datë duke filluar nga ora 18:00, në Aleancën Franceze të Prishtinës do të ketë një takim me fëmijët dhe adoleshentët, ku do të flasë për karrierën e saj si pianiste.