Philipp Kosnett, Ambasadori i ShBA-së në Kosovë

Philipp Kosnett, jep betimin si ambasador i SHBA-së në Kosovë

Philipp Kosnett është betuar si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në një video të publikuar nga ambasada amerikane në Kosovë, Kosnett tregon se 15 vjet më parë kishte shërbyer në Prishtinë në misionin diplomatik të Amerikës.

“Tani jam krenar që po rikthehem si ambasador për të ndihmuar që të fuqizojë miqësinë e afërt mes dy shteteve tona”, ka thënë Kosnett.

Tutje ai shprehet i entuziazmuar që do të punoj në Kosovë dhe do të kontribuoj këtu

“Bashkëshortja ime, Alison, dhe unë mezi presim të eksplorojmë shtetin dhe të bëjmë shoqëri nga të gjitha komunitetet”, ka thënë veç të tjerash ambasadori i ri i SHBA-së.

Kosnett në rolin e ambasadorit do të jetë pasardhës i Greg Delawie që sivjet i skadoi mandati.

https://xk.usembassy.gov/ambassador_kosnett/