Pezullohet nga puna inspektori tatimor i dyshuar për keqpërdorim të detyrës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përmes një komunikate për media ka njoftuar se një zyrtar është pezulluar nga puna nën dyshimet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

“Bazuar në informatat e pranuara nga organet kompetente dhe duke u mbështetur në nenin 69 të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marrë vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK për një zyrtarë – inspektorë tatimorë të dyshuar për “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Konflikt Interesi” nga Neni 424 i KPRK-së”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Me anë të kësaj komunikate Menaxhmenti i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rasteve korruptive do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra penale do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës.