Ilustrim

Pesë të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Pesë persona humbën jetën kur një helikopter u rrëzua sot në rajonin malor të Nepalit Aksidenti ndodhi rreth 80 kilometra në veriperëndim të Katmandu.

Në helikopter ishin gjithsej shtatë persona, njëri prej të cilëve konsiderohet i zhdukur, ndërsa një grua raportohet se ka mbijetuar, transmeton AP.

Ekipet shpëtimtare po kërkojnë zonën për të gjetur personin e zhdukur, por moti i keq, mjegulla dhe shiu, si dhe terreni malor po e bëjnë operacionin më të vështirë.